Sapo ka dal një lajm super i bukur për të gjithë fansat e aktores ikonë Meryl Streep. Filmi i famshëm “Djalli vishet me Prada” me protagoniste figurën e njohur të kinematografisë, do të rikthehet me një vazhdim gati 20 vite më vonë nga dalja për herë të parë në kinema.
“Djalli vishet me Prada 2”, me skenaristin Aline Brosh McKenna dhe producenten Wendy Finerman, është në fillimet e punës për të sjellë një vazhdim ideal të prodhimit të parë edhe pas kaq shumë vitesh.
Meryl Streep është një aktore amerikane e cila njihet për idealizimin në punën e saj, përshtatshmërinë e shpejtë në role si dhe njihet si një ndër aktoret më të mira të brezit të saj. Së fundmi ajo mori edhe çmimin “Palma e Artë” në Festivalin e Filmit në Kanë këtë vit 2024.