Rivlerësimi i pronave, eksperti tregon se si funksionon fushata

4 months ago 37
Reklamë

Eksperti i ekonomisë, Mateo Spaho, foli sot përmes një ldhje direkte me Skype  në edicionin qendror të lajmeve të Vizion Plus për fushatën e rivlerësimit të pronave, përmes së cilës qeveria u ofron mundësi të gjithë individëve dhe biznesve që të mund të rivlerësojnë pronën e tyre, duke e sjellë atë më afër vlerës së tregut.

Nisma e mazhorancës parashikon një pagesë vetëm 3% të vlerës së pasurisë, e cila do të jetë në fuqi deri në 31 qershor 2025.

Lexo edhe :

Related Posts

Në intervistën e tij për gazetarin Aleksandër Furxhi, eksperti i ekonomisë sqaron me shembuj fushatën e rivlerësimit të pronave.

 Pjesë nga Intervista

Aleksandër Furxhi: Është fjala për një mekanizëm, apo një proces që nuk është kritikuar ndonjëherë, në mos gaboj, a ka ndonjë lagunë, mangësi nga pikëpamja ekonomike në vetvete ky proces?

Eksperti: Problematika është pak në themel, me thënë ndryshe normalisht ne kemi në taks që është 15% mbi shitjen e apartamenteve, nëse kemi një shitje me çmim të rritur. Ndërkohë që në rastet konkrete kjo përqindje ulet në 3%. Kjo do të thotë që  qeveria shqiptare është e detyruar shpesh herë ta uli këtë normë, ose në hapësiar kohore të veçanat të krijojë një hapësirë të tillë. Dhe kjo ka bërë në një kohë afatgjatë, tregu të përgjigjet vetëm kur kemi taksën më të ulët. Pyetja është përse qeveria nuk vendos ta bërë 3% njëherë e mirë, sepse në momentin kur është 15% rrezikon që të kemi një shit blerje me të dhëna fiktive dhe jo me vlerat e vërteta. Kjo për të mos paguar taksa, ose për të paguar një vlerë sa më të ulët të taksave. Duhet të theksojmë se edhe në raport me rajonin edhe vendet e tjera kjo taks 15% është tepër e lartë, ndërkohë që 3% është normale dhe në linj me nivelin tatimor të rajonit kur shitet dhe blihet një pronë. Pra dhe rivlerësimi ka piklërisht këtë tendencë.

Aleksandër Furxhi: A ndryshon tatimi 15%  me rivlerësimin? Pra a ndryshon masa 15% e tatimit siç e kuptojnë disa, apo vetëm në procesin e rivlerësimit ky tatim ose kjo tarifë është 3%.

Eksperti:  Në teori masa nuk ndryshon, por nëse unë kam një banesë që në herën e fundit në vlerë që i është dhënë ka qenë 50 mijë euro dhe tani vlen 100 mijë euro teorikisht nëse unë nuk kam bërë rivlerësimin do paguaj mbi 50 mijë eurot shtesë 15% pra  7.500 euro taks për shtetin. Ndërkohë  nëse unë bëj rivlerësimin më lind mundësia që ta rivlerësoj banesën nga 50 mijë euro në 100 mijë euro dhe paguaj vetëm 3% taks mbi 50 mijë euroshin shtesë, pra vetëm 1.500 euro nga 7.500 euro.  Në momenitn e parë nëse unë kam ndërmend ta shesë këtë shtëpi pas dy ose tre muajsh pas rivlerësimit unë do shes po 100 mijë euro, pasi normalisht çmimet nuk ndryshojnë në një kohë afat shkurtër. Kështu që tatimi 15% mbi një shtëpi e vlerësuar 100 mijë euro pas rivlerësimit është 0./vizionplus.tv/ 

Read Entire Article