Rritet importi i karburanteve, shtohet konsumi, ndikim kryesor turizmi

1 month ago 10
Reklamë

Importi i karburanteve këtë vit duket se do të shënojë një shifër rekord. Pritshmëritë janë që të arrijë në 700 mijë ton, një shifër kjo e cila nuk është hasur më parë. Ministri i financave Petrit Malaj, gjatë një inspektimi në Porto Romano kërkoi  angazhim më të madh, mbi masat për zinxhirin furnizues  të karburanteve nga importi deri në shitjen me pakicë

“Të dhënat deri në muajin korrik janë pozitive dhe të rritura. Presim që muaji gusht të shënojë një rritje edhe më të madhe të importit, pasi jemi në kulmin e sezonit turistik dhe kemi fluks të shtuar. Ndaj deri në fund të vitit ne presim të arrijmë në 700 mijë ton karburante”, tha Gent Gaxheli drejtor i Doganave.

“Do të kërkoja një vëmendje maksimale dhe angazhim maksimal nga të gjitha strukturat, pra Doganat, Tatimet, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në zbatim të Planit të Masave që ne kemi ndërmarrë. Është shumë e rëndësishme ndërveprimi dhe sinergjia që krijoni midis të gjitha strukturave për të garantuar mbarëvajtjen e të gjithë procesit që jemi duke implementuar”, tha ai.

Konsumi i karburanteve arriti në 380 mijë ton deri në muajin korrik, ose 20 mijë më shumë se një vit më parë. Ndërkohë konsumi vjetor luhatet në 500-600 mijë ton në vit. /vizionplus.tv

Read Entire Article