Rritet interesi i depozitave, bankat me politika tërheqëse për rritjen e likuiditetit

1 month ago 9
Reklamë

Të vendosësh para në depozita me afat po bëhet më e leverdisshme, falë kthimit më të lartë. Banka e Shqipërisë raporton se interesi për depozitat me afat, si për ato në lekë, ashtu edhe për ato në euro ka ardhur në rritje gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Kjo rritje, sipas Bankës Qendrore, vjen pas një periudhe gjashtëmujore kur interesat për depozitat në lekë dhe euro ishin “fiksuar” respektivisht në 1.9% dhe 1.1%.

Ekspertët shpjegojnë se bankat mund të kenë ndjekur një politikë të tillë për të bërë tërheqëse depozitat, qoftë për të rritur likuiditetin me qëllim që të kenë më shumë para në dispozicion për të dhënë kredi më pas, por edhe për të “thithur” kursimet e emigrantëve, pasi rritja e interesave përkon me nisjen e sezonit veror.

Në kërkim të kthimeve më të larta, në sistemin bankar kursimet e indivdëve u rritën me 10.4% gjatë muajve prill-qershor, në krahasim me tre muajt e parë të vitit. Rritja është vënë re qoftë në monedhën vendase, ashtu edhe në valutë.

E kundërta ka ndodhur me depozitat e bizneseve. Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, derdhjet nga kompanitë shënuan ngadalësim të normës së rritjes për të dytin tremujor në radhë,  në  14%.  Kjo vërehet  si  tek  fondet  në  lekë, ashtu  edhe  në  valutë. /vizionplus.tv

Read Entire Article