Salianji në burg, Berisha: U dënua sepse guxoi të denonconte trafikantin e  drogës

2 weeks ago 26

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për dënimin e Ervin Salianjit me një vit burg.

Ai tha nga dritarja e banesës së tij se Salianji u burgos pasi sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të ish-ministrit Fatmir Xhafa

Sipas tij, Rama do një Shqiëpri pa opozitë dhe të eliminojë kundërshtarët politikë.

“Ervin Salianji është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa

Mirëmbrëma dhe pëshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufijshme, ju guximtareve dhe guximtarëve, qëndrestarëve dhe qëndrestareve të lirisë, dinjiteti, shpresës dhe fitores së shqiptarëve.

Një mirënjohje të pakufijshme oratorëve që me fjalën e tyre përcjellin në zemrat dhe mendjet e qytetarëve shqiptarë të vërtetat që censuron narkoregjimi i Edi Ramës.

Një përshëndetje të përzemërt t’i dërgojmë ne deputetit, n/kryetarit të grupit parlamentar, Ervin Salianjit. Që është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën, i cili në vend të burgjeve për të cilat kërkohej si trafikant ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, drejtonte nga Vlora nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës trafiqë droge dhe trafiqe të tjera kriminale.

Ky akt dëshmon edhe njëherë, se Edi Rama është bir besnik i xhelatit Kristaq Rama, dhe se Edi Rama do një Shqipëri pa opozitë, njëlloj si i ati që si xhelat firmoste ekzekutime dhe varje të kundërshtarëve politikë”, tha Berisha. /vizionplus.tv

Read Entire Article