Salianji në burg, KQZ pritet t’i kalojë mandatin e deputetit Andrea Manos

1 week ago 20

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i japë Andrea Manos mandatin e deputetit. Ai do të zëvendësojë ish-deputetin Ervin Salianji, i cili do të vuajë dënimin me një vit burg për “kallëzim të rremë”.

Mano, i cili ka qenë Kreu i PD-së në Korçë, ishte renditur pas Salianjit në listën shumëemërore të kandidatëve për deputetë.

Lexo edhe :

Related Posts

Kujtojmë që Salianji u dënua me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit me akuzën e ‘Kallëzimit të rremë’ për çështjen “Babale”

Pas vendimit të Gjykatës, kryetarja e Parlamentit Elisa Spiropali njoftoi në seancë vakancën e krijuar duke theksuar se nuk ishte e nevojshme mbledhja e Këshillit të Mandatave.

Në të njëjtën seancë deputetët e opozitës shkaktuan trazira dhe u vunë flakën karrigeve në dyert e Kuvendit.

Ndërkohë, opozita ka lajmëruar protest sot, më 7 tetor në orën 18:00, e cila është cilësuar si hapi i parë i mosbindjes civile. /vizionplus.tv

Read Entire Article