Sërish vetëvrasje në vend? Tentoi të helmohej duke konsumuar fotoksinë, dërgohet në spital 17-vjeçari

9 months ago 32

Një 17-vjeçar është dërguar mbrëmjen e djeshme për të marrë ndihmë mjekësore, në spitalin Rajonal të Elbasanit, pasi dyshohet se është vetëhelmuar me fotoksinë.

I mituri vijon të jetë në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Rasti i fundit që tronditi opinionin publik ishte ai i Bedrie Lokës, e cila konsumoi fotoksinë për t’i dhënë fund jetës për shkak të linçimit publik në rrjetin social të TikTok-ut që i bëhej nga kunata dhe dhunës së ushtruar në mënyrë të vazhdueshme nga bashkëshorti i saj, Xhemal Loka. Në përfundim të hetimeve, Policia ka arrestuar Lokën si autorin kryesor të dyshuar për “shkaktimin vetëvrasjes” së 41-vjeçares.

Po ashtu, një tjetër rast është ai i të ndjerës Flutura Brahushi, e cila gjithashtu i dha fund jetës duke konsumuar fotoksinë për shkak të kushteve të vështira ekonomike. 45-vjeçarja nga fshati Cukalat i bashkisë Dimal është gjetur e pajetë nga bashkëshorti i saj.

Top Channel

Read Entire Article