Sfidat e sigurisë kibernetike, tre shqiptarë fitojnë çmimin e parë në kompeticionin e zhvilluar në Dubai

6 months ago 25

3 shqiptarë janë përzgjedhur si më të mirët ndër 108 shtete pjesëmarrëse në kompeticionin më të madh të menaxhimit të sigurisë kibernetike që zhvillua në Dubai.

Shqipëria mori pjesë për herë të parë dhe u vlerësua me çmim të parë, teksa Franc Zyluftari nga AKSHI dhe Adriano Lleshi e Ilir Daka nga AKCESK u testuan në konkursin e zhvilluar me raste konkrete, lidhur me menaxhimin pas një sulmi kibernetik.

“Eventi zhvillohet çdo vit, por Shqipëria është pjesë për herë të parë. Vetë eventi konsitpm në dy pjesë, pjesa e ushtrimeve teknike dhe exh7bition. Për jerë të parë është mjë numër që sjkon mbi 100 shtete pjesëmarrë, ishte një rekord guinees. Eventi është më i madhi në botë për pkesën e sigurisë kibernëtike”, shpjegoi Ilir Daka nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK).

“Listimi në tabelën përfundimtare të rezultatit si fitues në 3 ushtrimet erdhi si pasojë e eksperiencës tonë të përditshme për të përballuar kërcënime kibernetike, incidente kibernetike dhe mbi të gjitha sulme kibernetike”, u shpreh Franc Zylyftari, ekspert sigurie pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

“Duke parë që edhe konkurrenca ishte mjaft e madhe, ku vendin e dytë e kishte Egjipti dhe të tretin Turqia, ne jemi realisht me fat dhe krenarë për vendin tonë që fituam vendin e parë. Shqipëria, përveçse fitoi vendin e parë, theu pjesën e rekordit, nga 2 orë e 30 minuta që ishte gjithë simulimi real, arriti ta kryente për 1 orë e 30 min”, tha Adriano Lleshi nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK).

Menaxhimi i sulmeve kibernetike është një sfidat më të mëdha të çdo vendi, në botën digjitale që po jetojmë. Ndaj ruajtja dhe forcimi kapitalit human është një mënyrat për tu mbrojtur, por dhe për t’i menaxhuar këto sulme./Vizionplus.tv/

Read Entire Article