SHBA: Uashingtoni nuk do të lejojë që tregu botëror të vërshohet me produkte kineze me çmime nën kosto

6 months ago 28

Uashingtoni nuk do të lejojë që tregu global të vërshohet me mallra kineze me çmime nën kosto, siç është bërë në të kaluarën, paralajmëroi Sekretarja e Thesarit amerikan, Janet Yellen, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Kinë.

Duke iu referuar shembullit të çelikut më shumë se një dekadë më parë, kur teprica kineze shkatërroi industritë në mbarë botën dhe në SHBA, Janet Yellen u tha gazetarëve: “Unë nuk do të lejoj që kjo të ndodhë përsëri”.

“Unë e di se këto shqetësime serioze janë të përbashkëta nga aleatët dhe partnerët tanë, qofshin ekonomi të zhvilluara apo ekonomi në zhvillim ,” tha sekretarja amerikane.

“Nëse Shtetet e Bashkuara duhet të vlerësojnë masat e sigurisë kombëtare, duke pasur parasysh shpejtësinë e zhvillimeve teknologjike, ne jemi të përkushtuar të mos marrim masa të befasishme”, tha ajo, duke i bërë thirrje Kinës që të tregojë “transparencë” në këtë fushë.

“Mbikapaciteti” i Kinës ishte tema qendrore e vizitës së Janet Yellen.

SHBA është e shqetësuar se subvencionet masive të qeverisë kineze në teknologji, energji të gjelbër, automjete elektrike dhe bateri do të vërshojnë tregun botëror me produkte me kosto të ulët, duke rrezikuar konkurrentët e huaj në këta sektorë.

Janet Yellen u prit dje nga kryeministri kinez Li Qiang dhe të dy shprehën dëshirën e tyre për të forcuar dialogun, pavarësisht dallimeve që vënë përballë njëra-tjetrës dy ekonomitë kryesore të botës./vizionplus.tv/

Read Entire Article