Demi
Demi është një nga shenjat më besnike. Ata e duan traditën dhe vështirë se i ndryshojnë zakonet e tyre. Ata madje mund të qëndrojnë në një lidhje, edhe pas tradhtisë. Dhe kjo sepse ata mendojnë se nuk janë të denjë për dashuri, respekt dhe besim. Ata duhet të punojnë shumë me veten për të fituar vetëbesim të lartë.
njerzit e shenjës gaforre janë zakonisht të orientuar drejt familjes. Ata janë të ndjeshëm, të prekshëm dhe me humor, ndërkohë që duan të jenë pranë tyre njerëz që i njohin mirë dhe i duan.Kjo është edhe arsyeja që shpesh mendojnë se nuk e meritojnë dashurinë e të tjerëve. Realiteti i ashpër “godet” telat e tyre të ndjeshme, ata ofendohen dhe mendojnë se diçka nuk shkon me ta. Në fakt, nëse ata perceptojnë se të tjerët nuk ia kthejnë ose nuk e vlerësojnë dhe respektojnë atë që ndjejnë dhe bëjnë, atëherë ata shemben.
Peshqit
Peshqit janë (së bashku me Gaforren) një nga shenjat më të ndjeshme dhe empatike. Ata i kuptojnë ndjenjat e të tjerëve dhe ndonjëherë zgjedhin të “udhëtojnë” me imagjinatën e tyre, për të ikur nga realiteti. Kur përjetojnë situata të vështira, priren të përvetësojnë gjithçka dhe ta mbajnë brenda. E gjithë kjo i bën ata të besojnë se nuk e meritojnë dashurinë dhe është më mirë të qëndrojnë në marrëdhënie të vështira sesa të jenë vetëm. Nëse ata arrijnë të ndajnë ndjenjat e tyre nga ato të të tjerëve, ata madje mund të jenë në gjendje të ndihen më të fortë.