Disa njerëz thonë se mosha nuk ka rëndësi, kur dy njerëz duhet. Mirëpo, ka edhe nga ata që mendojnë se diferenca e moshës ka vërtet rëndësi pasi tregon sesa do të zgjasë një marrëdhënie. Gjithsesi, sipas shkencëtarëve është një diferencë ideale mes çiftit që e bën marrëdhënien e tyre të suksesshme.
Studimi dhe statistikat
Në këtë studim morën pjesë 3 mijë njerëz. Të gjithë ata që kishin qenë të martuar të paktën një herë. Shkencëtarët gjetën një lidhje të çuditshme: sa më i lartë dallimi i moshës, aq më i lartë është rreziku i ndarjes. Sigurisht, nuk mund të jemi të sigurt dhe ka patjetër përjashtime, por rezultatet mund të shpjegojnë së paku konfliktet që çiftet kanë në faza të ndryshme të jetës. Kjo është për shkak se partnerët tentojnë të kenë interesa dhe qëllime shumë të ndryshme.
Hulumtuesit kanë ndarë statistika më të detajuara që thonë se rreziku i ndarjes për çiftet me më shumë se 5 vjet diferencë moshe është 18%. Ndërsa diferenca e moshës me 10 vjet, rreziku rritet në mënyrë dramatike, deri në 30%. Ndërsa për çiftet me diferencë moshe mbi 20 vjet, rreziku për ndarje është 95%.
Studimi nuk u fokusua vetëm tek diferenca e moshës, por edhe tek: fëmijët përpara martesës, fëmija i tyre i përbashkët, kohëzgjatja e lidhjes, financat e tyre, arsimi dhe shumë faktorë të tjerë. Nëse partnerët kanë një ndryshim të madh në arsim, rreziku i ndarjes është me 43%.
Lë të arrijmë në pikën kryesore: Shkencëtarët kanë gjetur gjithashtu edhe diferencën ideale mes një çifti që është një vit. (1-3 vjet është diferenca ideale në fakt). Këto çifte kanë shansin më të lartë të qëndrojnë së bashku, ndërsa propabiliteti i ndarjes është më pak se 3%.
-Pse ndodh kjo gjë?
Me shumë gjasa, sepse qëllimet dhe vlerat e jetës janë të përbashkëta. Sa shumë diferencë të keni me partnerin/partneren, aq shumë do të ndryshojnë edhe qëllimet dhe interesat që keni në jetë.
Gjithsesi, siç e theksuam edhe më lart, sigurisht që ka përjashtime. Numërat nuk janë gjithçka, ato janë vetëm disa të dhëna që tregojnë një tendencë të caktuar, mirëpo kjo nuk do të thotë se marrëdhënia juaj me një partner/partnere më të madhe nuk do të funksionojë. Ajo çfarë është më e rëndësishme në një marrëdhënie është ndjenja, respekti që keni për njëri-tjetrin.
/vizionplus.tv