Shkoi për të prerë dru në mal, humb jetën 67-vjeçari në Maliq

6 months ago 28

Një 67-vjeçar me iniciale A.R është gjetur i pajetë mesditën e sotme në fshtain Symiz të Maliqit.

Uniformat blu bëjnë me dije se 67-vjeçari kishte shkuar në mal në afësri të fshatit për të prerë dru. Por për fat të keq humbi jetën.

Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Njoftimi Policisë

Maliq/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, mbi fshatin Symiz, Maliq, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, shtetasi A. R., rreth 67 vjeç, i cili kishte shkuar në mal për të prerë dru. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave./vizionplus.tv/

Read Entire Article