“Shpresoja të kishte arritur me shenja jete në spital”, deputetja Spahiu tregon momentin kur mësoi lajmin për Gerti Bogdanin: Fatale mbyllja në tualet

4 hours ago 26
Reklamë

Vdekja e papritur e Gerti Bogdanit në moshën 44-vjeçare tronditi jo vetëm familjen dhe miqtë e të afërmit e ish-deputetit demokrat, por mbarë opinionin publik. Ai mbylli sytë ditën e djeshme, 18 shtator pas një arresti kardiak.

Klodiana Spahiu, mjeke dhe deputete e PS-së, e ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, ka treguar minutat e para kur e ka mësuar lajmin. Spahiu tha se telefonoi e shqetësuar kolegët e saj dhe po priste në ankth që të mësonte se Gerti kishte mbërritur me shenja jete, por fatkeqësisht 44-vjeçari nuk ia doli.

Spahiu: Lajmi nuk kishte dalë akoma. Mora miqtë e mi kardiologë, në ankth që të kishte arritur me jetë në urgjencë. Mjekët më thanë që kishte arritur pa shenja jete. Njohja me Edlirën ka qenë gjatë gjithë kohës. Të dy bashkë kanë qenë shembulli më i përkryer se çfarë mund të bëjënë dy njerëz të mirë në një shoqëri kaq të ashpër. Me siguri që i ka dhënë një shenjë që e ka detyruar të lëvizë dhe të shkojë në tualet. Fatkeqësia ka qenë mbyllja në tualet. Prezumohet që kjo ka qenë një vdekje e papritur, sepse çdo vdekje që ndodh brenda një orë me dëshmitarë dhe brenda 24 orësh pa dëshmitarë, këto quhen vdekje të papritura…ky është rasti tipik i një vdekjeje të të papritur. Globalisht janë 4-5 milionë vdekje të papritura në vit. A ndodhin kohët e fundit më shumë? Raste të tilla siç ishte rasti i të ndjerit është rasti tipik që nuk ka asnjë shenjë paraprake, asnjë mundësi që ty të të shkojë mendja. Edhe nëse je shumë i shëndetshëm dhe nuk ke asnjë nga faktroët e riskut, se ka dhe plot raste kur ka faktorë risku, ka diabet, kolesterolin e lartë, trashëgimi familjare. Ai njeri nuk kishte asnjërën nga këto. Vdekja e papritur është problem botëror.

Mjekja dhe deputetja Spahiu tha se pavarësisht se mjekësia ka avancuar, sërish numri i vdekjeve të papritura mbetet i lartë. Shkak janë faktorët e tjerë si obeziteti, kolesteroli i lartë, diabeti si dhe stili i jetesës i pashëndetshëm.

Spahiu: Kur ti e krahason nga 1990 deri sot se çfarë ka dominuar në mnjë 10-vjeçar të caktuar dhe çfarë dominon sot…në 20 vitet e fundit, pavarësisht se kjardiologjia ka avancuar shumë dhe po realizohen ndërhyrje shumë të shpejsa si në rastet e infarkteve si dhe në rastet kur ndërhyhet [ara infarktit, përsëri numri i vdekjeve të papariotura ka mbetur i njëjtë. Çfarë ndodh me këtë vdekjen e papritur që ne nuk p oe gjejmë dot dhe pse nuk po ulet numri i vdekjeve të papritura? Sepse dalin faktorë të tjerë, është obeziteti një faktor shumë i rëndësishëm. Është diabeti.

Read Entire Article