Shqipëria dhe Ukraina firmosin traktatin e miqësisë, Zelensky nderon Ramën me dekoratën e lartë

8 months ago 23

Shqipëria dhe Ukraina kanë firmosur traktatin e miqësisë.

Firmosja e traktatit u bë në Kryeministri, nga kreu i qeverisë Edi Rama dhe presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky.

Ndërkohë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nderuar kryeministrin Edi Rama me dekoratën më të lartë  Urdhrin e Princit ‘Jaroslav i Urti’.

Teksa ndodhet në Tiranë, Zelensky i dorëzoi Ramës dekoratën të cilën e ka nënshkruar që në dhjetor të muajit 2023, ndërsa zgjodhi që t’ia dorëzojë kreut të qeverisë vetë personalisht në këtë samit.

Motivacioni për nderimin e kryeministrit Edi Rama është: “Për një kontribut të rëndësishëm personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës, popullarizimin e shtetit ukrainas në botë”.

Rama dhe Zelensky do të hapin samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, që pritet të nisë në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve, me një fjalim, ndërsa më pas punimet do të jenë me dyer të mbyllura.

Në orën 13:30 është parashikuar një konferencë për shtyp e Ramës dhe Zelenskyt, ku do t’ju përgjigjen interesit të gazetarëve. Të pranishëm në këtë samit, do të jenë edhe liderët e Kosovës, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës./vizionplus.tv

Read Entire Article