Kryeministri Edi Rama ka ftuar të rinjtë që të zgjedhin arsimin profesional në sektorin e hoteleri turizmit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale (Facebook), Rama ndan pamjet që ai i quan potencial i jashtëzakonshëm turistik.
“Mirëmëngjes dhe me disa sekuenca të potencialit të jashtëzakonshëm turistik e me ftesën për të zgjedhur Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku po përgatiten profesionistët e rinj, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.