Shtohet kreditimi në lekë, qytetarët zgjedhin monedhën vendase për shkak të interesit më të ulët

3 weeks ago 8
Reklamë

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, kredia për individë është rritur gradualisht, duke reflektuar qoftë kërkesën e lartë për financim nga qytetarët,  ashtu edhe kushtet më të lehtësuara që ofrohen nga bankat.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, zgjerimi më i shpejtë është vënë re për kreditë në lekë, ndërsa ato në monedhë të huaj kanë regjistruar një tkurrje.

Kjo ka ndodhur për shkak se normat e interesit për kreditë në lekë, në raport me ato në euro janë më të leverdisshme për t’u paguar nga individët.

Sipas qëllimit të përdorimit, vihet re se qytetarët kanë marrë kredi më së shumti për të blerë banesa dhe për konsum. Kreditë konsumatore fluksin më të lartë e kanë pasur në muajt e parë të vitit 2024.

Nga ana tjetër, edhe bankat u treguan më të gatshme për të dhënë kredi për individët, duke miratuar edhe hua në shuma të mëdha.

INTERESI I KREDISË HIPOTEKARE (LEKË)

TREMUJORI I PARË 2024 – 4.5%

TREMUJORI I DYTË 2024 – 4.1%

INTERESI I KREDISË HIPOTEKARE (EURO)

TREMUJORI I PARË 2024 – 5.5%

TREMUJORI I DYTË 2024 – 5.8%

/vizionplus.tv

Read Entire Article