Republikani Donald Trump ka zgjeruar epërsinë e tij ndaj demokratit Joseph Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë, sipas një sondazhi të New York Times të kryer pas debatit televiziv të publikuar sot.
Ky sondazh kombëtar tani e vendos ish-presidentin republikan gjashtë pikë përpara pasardhësit të tij demokrat – pasi 49 përqind thonë se do të votonin për Trump dhe 43 përqind për Biden.
Sondazhi tregon se 74 për qind e të anketuarve shprehin shqetësim për moshën e Biden (81 vjeç). /vizionplus.tv