SPAK: 2.6 vite burg për Fredi Belerin. Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës: S’keni prova, jeni të njëanshëm

8 months ago 22

Nga Blerina Cene 

2 vjet e 6 muaj heqje lirie duhet të dënohet Fredi Beleri. Kjo ishte kërkesa e bërë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e përfaqësuar nga dy prokurorët Adnan Xholi dhe Dorina Bejko.

Sipas tyre vepra penale e shit- blerjes së votave provohet nga dëshmitari i simuluar i policisë së Vlorës, Arsen Rama që i shërbeu hetimeve paraprake për të ngritur akuzën ndaj të zgjedhurit të Himarës, Fredi Beleri. Ndërsa, për krahun e djathtë të tij, Pandeli Kokaveshin, që u arrestua të njëjtën natë me të, SPAK kërkoi masën e dënimit me 2 vjet ose 4 vjet shërbim prove.

Përpara se të njihej me pretencën, Kryebashiaku i zgjedhur, por i pabetuar i Himarës iu drejtua togave të zeza me një deklaratë të gjatë.

“Ju shikoni prokurorinë në sy, përpara se të shpreheni në lidhje me kërkesat e mia. Shikoni prokurorinë në sy edhe kur juristët e burgut ju thanë qartë se s’donin të shtyhej seanca. Ju lexuat në sytë e prokurorëve dëshirën e juristit të burgut për të “shtyrë” seancën derisa kryeministri të gjente raste të ngjashme në Europë sesi të zgjidhë ngërçin e Himarës dhe të t’ju bënte gati arsyetimin e vendimit”, tha Fredi Beleri.

Po të njëjtën logjikë ndoqi edhe mbrojtësi i tij, duke sjellë në kujtese gjyqet e kohës së diktaturës.

“Nuk sollën asnjë provë përveç dëshmisë së, Arsen Ramës. Është një fabul e ndërtuar shumë keq. Edhe ata të 46-ës e ndërtonin më mirë fabulën. I gjithë procesi është i ngritur mbi dëshminë e dy vëllezërve të dënuar”, tha avokati Geni Gjyzari.

Më herët, një incident ndodhi para se të çelej seanca gjyqësore. Një piktor i artit mural, Bledar Çakalli, që pikturon simbole dhe figura historike të Shqipërisë, tentoi të djegë flamurin e Vorio Epirit. I riu u ndalua nga policia, që e shoqëroi në komisariat së bashku me dy protestues të tjerë.

Seanva ku pritet që mbrojtja të japë argumentet përfundimtare është caktuar në datën 28 shkurt./vizionplus.tv

Read Entire Article