Spektakël në qiell! Superhëna shfaqet për të dytën herë brenda vitit

1 month ago 9

Mbremjen e djeshme Hëna u shfaq më e ndritshme dhe më e madhe në krahasim me netët e tjera.

Superhëna ka ndriçuar qiellin në të gjithë botën duke përkuar me një eklips të pjesshëm të Hënës. Superhënat ndodhin kur Hëna është në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj.

Gjatë natës nga e marta në të mërkurë, eklipsi i pjesshëm hënor ishte i dukshëm në të gjithë globin me disa nga pamjet më të qarta në Britaninë e Madhe dhe SHBA.

Hëna e plotë e këtij muaji e njohur si Hëna e Harvest është e dyta nga katër “superhënat” e këtij viti.

Eklipsi tjetër i pjesshëm do të jetë në gusht 2026, i cili do të jetë i veçantë pasi rreth 96% e Hënës do të jetë në hije.

Read Entire Article