Spiropali e përjashtoi nga seanca, Noka “i nxjerr inatin” Petro Koçit, e godet me shpullë (VIDEO)

2 weeks ago 23

Deputetët e Shqipërisë u mblodhën pasditen e sotme në Kuvend, por seanca plenare u shoqërua me tensione që në nisje.

Opozita riktheu skenarën e kaosit dhe tensionet pas dënimit me një vit burg të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.

Demokratët hodhën sendë të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali dhe përdorën fjalor fyes. Spiropali vendosi që të përjashtonte nga seanca Flamur Nokën.

Ky i fundit, së bashku me deputetin Bledion Nallbati po debatonin me deputetin socialist Petro Koçi. Në një moment, Noka e qëllon në dorë me shpullë.

Opozitarët më pas dolën jashtë sallës së Kuvendit, nxorrën karriget e tyre dhe i vunë flakën.

Read Entire Article