Spiropali i përgjigjet Shehut për gjenocidin: Përmes jush një segment nacional folklorik kërkon të bëjë politkë me viktimat e vrasjeve të Millosheviçit

5 months ago 18

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama në lidhje me njohjen dhe dënimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë luftës. Kreu i qeverisë ditën e sotme po merr pjesë në Samitin e liderëve të rajonit në Mal të zi dhe për këtë arsye interpelanca iu delegua ministres Elisa Spiropali.

Ministrja Spiropali duke iu përgjigjur Shehut tha se e gjithë politika dhe shqiptarët e kanë përjetuar në lëkurë atë që ka ndodhur në Kosovë. Por të kthehet në një rezolutë ndërkombëtare duhet të ketë mëbshtetjen e ndërkombëtarëve para se të hidhet në tryezë. Spiropali theksoi se mbështeteja e ndërkombëtarëve nuk ka munguar kurrë për Kosovën.

Lexo edhe :

Related Posts

Spiropali: Në këto vite Shqipëria dhe shqiptarët po dëshmohen si faktor i pashmangshëm në rajonin tonë të trazuar. E para sepse vendi po dëshmon aftësi shtet formuese dhe së dyti sepse jemi në dakordësi me të gjithë partnerët tanë për strategjitë stabilitet mbajtëse. Për Kosovën kjo ka qenë kryefjala e çdo frymëmarjeje të politikës tonë të jashtme në gjithë këto vite. Tirana jonë politke e sheh një pjesë të konsiderueshme të aktivitetit të saj në politkën e jashtme ne sytë nga Prishtina duke u lutur dhe duke shpresuar që edhe Kosova të harmonizojnë çdo hap me aleatët strategjikë. Ne respektojmë vullnetin sovran të autoriteteve të Kosovës por nga ana tjetër mund të ndodhë që ndonjë hap i tyre mund të mos jetë i sinkronizuar me hapat tonë. Përmes zotit Shehu një segment nacional folklorik i politikës shqiptare kërkon të bëjë politke të brendshme me viktimat e vrasjeve, përdhunimeve të Millosheviçt dhe Serbisë së tij. Të krijojë si efekt anësor jo vetëm në Prishtinë por edhe në Tiranë pasojat e kësaj turbo politke të tallavasë që në rastin më të mirë është naive dhe në ndonjë rast tjetër është dashakeqëse. Njësoj si rrjedhat e ujit që përfundojnë në mullirin e tjetërkujr për të bluajtur miellin e dikujt tjetër. Nuk ka dhe nuk duhet të ketë garë se kush i fryn më fort fyellit njëvrimësh të këtij soji folk-nacionalizmi. Për fat të mirë shqiptarët e Shqipërisë dhe mendjet e kthjellta në Kosovë janë të mësuara me këtë lojë. Tema e genocidit shfaqet në sallën e këtij parlamenti me një simetri mbresëlënëse./vizionplus.tv 

Read Entire Article