Sqarimi me Florin, fermeri i kërkon falje, Himena: Po të jap një shans të dytë

5 months ago 27

Flori dhe Himena sqaruan keqkuptimet mes tyre, duke rregulluar raportin e tyre.

Ata shprehën hatërmbetjet dhe qëndrimet mbi situatat e krijuara, që nga kujdesi për fermën e deri tek zhurmat gjatë natës.

Himena i shprehu Florit pakënaqësitë ndaj tij, duke theksuar se është ndjerë e fyer nga qëndrimi i tij ndaj saj.

Megjithatë, Himena theksoi se do i japë një tjetër shans Florit, pasi ky i fundit i kërkoi falje që e ka mërzitur.

Pjesë nga biseda:

Flori: Duhet të më thuash sepse unë nuk e di se ç’ke ti në mendje. Ma thuaj që je ofenduar

Himena: Po, jam ofenduar

Flori: Më fal! A të të jap një përqafim? Më fal!

Himena: Të jap mundësi

Flori: Si më jep mundësi?

Himena: Të jap një shans të dytë

Read Entire Article