Sulme jonjerëzore ndaj meje”, Spiropali i përgjigjet PD-së për anulimin e seancës: Nuk më intimidojnë

1 week ago 21

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali i është përgjigjur Partisë Demokratike, në lidhje me anulimin e seancës plenare.

Në një reagim, PD tha se vendimi ishte antikushtetues dhe në shkelje të rregullave të Parlamentit.

Lexo edhe :

Related Posts

Spiropali ka ftuar grupin parlamenta të PD të reflektojnë mbi degradimin etik që po karakterizon veprimtarinë e tyre.

Reagimi i plotë:

Kryetarja e Kuvendit, shpreh keqardhje të sinqertë për komunikatën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e cila është vazhdë e sulmeve jonjerëzore, përveçse antidemokratike me këmbë karrigesh mbi të, gjatë kryerjes së detyrës.

Kryetarja e Kuvendit e fton Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike dhe posaçërisht autorin e goditjes me këmbë karrigeje, si edhe të kësaj komunikate goditëse me gjuhën e shpifjes, të reflektojnë mbi degradimin etik që po karakterizon veprimtarinë e tyre.

Kryetarja e Kuvendit e siguron Kuvendin dhe zgjedhësit se këto shfaqje degraduese të pakicës së të zgjedhurve, as nuk e intimidojnë dhe as nuk e pengojnë dot të kryejë me përkushtim, drejtësi dhe besnikëri të palëkundur ndaj rregullave të Kuvendit, rolin e saj institucional. /vizionplus.tv

Read Entire Article