Nicole Morey, 23 vjeç, vdiq pasi u sulmua nga kafsha e saj, qen i rracës XL Bully.Sulmi ndodhi rreth orës 23:40 të së martës në Ballyneety.
Morey sapo ishte kthyer nga festa me miqtë ku kishte dalë për të festuar ditëlindjen e 23. Sapo hapi derën e shtëpisë ajo u sulmua nga qeni i saj.
Ajo ishte pronare e katër qenve dhe sipas hetuesëve, një qen tjetër, që mendohet të jetë një Terrier Staffordshire, u bashkua gjithashtu në sulmin e zonjës Morey.
Morey u shpall e vdekur në vendngjarje dhe trupi i saj u dërgua në Spitalin Universitar Limerick për një ekzaminim pas vdekjes.
Për ironi të fatit, video e fundit në TikTok e pronares fatkeqe shfaqet duke kërcyer me qenin e saj dhe audio shoqëruese thotë: Ky është djali im, dhe unë nuk të përgëzoj nëse mendon se ai duket agresiv.
Video të tjera shfaqin një përmbledhje fotosh të Morey duke luajtur dhe duke përqafuar qentë e saj ndërsa ata shtriheshin mbi të./vizionplus.tv