Surpriza nga familja e ish të dashurit, këngëtarja zbulon çfarë shkruhej në pusullën e luleve

6 months ago 43

Xhesika u surprizua mbremjen e spektaklit nga Valbona Mema dhe një buqetë me lule.

Këngëtarja zbuloi se lulet i kishin ardhur nga familja e ish të dashurit. Xhesika tregoi se ka një lidhje shumë të ngushtë me ish-vjehrrën dhe ish-kunatën.

Pjesë nga biseda:

Çiljeta: T’i solli vjehrra lulet

Xhesika: Ish-vjehrra. Mami dhe motra e Anxhelos më sollën lulet

Renisi: Çfarë më thua ti mua?

Xhesika: Shkruhej tek lulet “Xhesi ti je dashuri, Anila dhe Kami”

Renisi: Po ai se vuri emrin për qamet h?

Xhesika: Jo, se vë emrin, ai është i heshtur. Është fjalë pak

Renisi: Flet me vepra ai, me stafin e vetë

Xhesika: Kur erdhën lulet, më tha Gloria i ke nga Bona. Kur e pashë kartolinën u preka shumë. Kam marrëdhënie të mrekullueshme. E takoj të paktën një herë në javë ish-kunatën, e kam shoqe shpirti. Me Anilën ish-vjehrrën flas shumë, jam shumë e lidhur me të. I kam familje. Kur nuk është ish i dashuri shkoj e takoj familjen e tij në shtëpi.

Çiljeta: Kush ka vajzë vetë i mban raportet

Xhesika: Është e mrekullueshme. Ja puth duart dhe kënmbët aq shumë  e dua, si nënën time

Renisi: Mundet ti puthësh çunin

Xhesika: Çunin ja kemi puthur 4 vite rresht. Ato lulet sa të bukura i kishte bërë, vdeksha unë o Zot. /vizionplus.tv

Read Entire Article