Në Budapest po mbahet takimi i Komunitetit Politik Europian, ku po merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Në nisje të konferencës të përbashkët, kryeministri hungarez Vikto Orban u ndal te problemi i migracionit, teksa tha që takimi i radhës do të mbahet në Tiranë.
“U ra dakord që Europa duhet të mbetet një aktor aktiv për negociatat e të ardhmes. Kjo do të ëprcaktojë të ardhmen e Europës. Europa duhet të jetë e pranishme në mënyrë që të jetë në gjendje të ndikojë vendimet për të ardhmen. Ka një takim në samite të tilla dhe ka seanca të veçanta pune. Ne marrijm pjesë në punën e këqtyre seancave. Kemi pasur një seancë pëqr sigurinë ekonomike dhe një tjetër që është përqendruar te çështjet e emigracionit. Krerët e grupeve të punës mund të japin një përmbledhje të asaj që u diskutua. Sa i takon migracionit. Kjo çështje është mjaft vendimtare për pikëpamjet kundërshtuese dhe në fakt po trysnon sistemet tona. Të gjithë jemi të pakënaqur me këtë situatë. Konstatova sot që ka një pengesë ndaj kësaj, ndaj qëllimit për të bërë ndryshime. Duhet që ta trajtojmë këtë dhe në profesionin tonë quhet aktivizëm që do të thotë për qeverisjet tona duhet të ketë vendime, por këto vendime janë në kundërshtim me vendimet europiane dhe të gjykatave. Gjithë rezultatet për të frenuar migracionin bëhen zero. Gjithmonë kemi qenë kundër këtij akjtivizmi gjyqësor. Nuk mendoj se mund ta ndalim migracionin nëse nuk u qasemi si duhet vendimeve në fuqi. Duhet ta vazhdojmë këtë platfromë. Ramë dakord në që në Tiranë Komuniteti do të mriëpritet nga kryeministri”, tha ai. /vizionplus.tv