Tension dhe zjarr në Kuvend, Mziu: Çdo lloj dhune e jona është e justifikuar

2 weeks ago 19

Deputeti demokrat Xhelal Mziu e ka cilësuar të justifikuar dhunën nga ana e opozitës në Kuvend dhe jashtë saj.

I pranishëm në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Mziu tha se aksioni opozitar është i imponuar nga vetë mazhoranca, pasi kjo e fundit ka shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën, duke anashkaluar Gjykatën Kushtetuese.

Po ashtu sipas tij burgosja e Salianjit apo arresti i shtëpisë për ish-kryeministrin Sali Berisha janë vija të kuqe të kaluara nga ana e mazhorancës.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Sërish të njëjtat pamje si javën e kaluar, ashtu si muaj më parë, a funskionon kjo formë?

Mziu: Kjo është një lëvizje e imponuar nga mazhoranca. Janë shumë ngjarje që na kanë imponuar. Ajo që është kryesorja është hedhja poshtë nga ana e mazhorabncës vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zonjën Xhaçka. Me vota unanime rrëzuan poshtë një precedent të pandodhur në Shqipëri. Për ta shpëtuar e kanë dërgaur për interpretim në Venecia. Kjo ishte kulmi çfarë ishte arritur. Ne tani kemi një grup parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese. Realisht justifikon çdo lloj dhune në parlament. Për të shkuar te ajo që sot një koleg i yni është në burg për fjalën e lirë. Lideri i opozitës dhe PD-së për një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2007-të dhe që nuk ka asnjë shans për të prishur provat apo të ndikojë te dëshmitarët, pasi ka 12 vite në opozitë. Edhe në këtë rast shkelet rregullorja e parlamentit, pasi as Gjykata, as prokuroria nuk mund të funksionojë pa marrë leje në parlament. Edhe për zotin Salianji duhej që Komisioni i Mandateve të çertifikonte vendimin e Gjykatës.

Borakaj: Thjeshtë procedurë.

Mziu: Po, por mazhoranca e bëri që të tregojë se është mbi ligjin.

Borakaj: Bini ju në grackën e mazhorancës?

Mziu: Jemi të imponuar për të bërë këtë lëvizje. Në këto 3 vite kemi marrë më shumë se 90-të ndryshime ligjore, asnjëra prej tyre nuk është marrë në konsideratë. Ajo që po bëjnë ne në parlament është e vetmja mënyrë. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article