Tensione në Këshillin Bashkiak, opozita shkakton zhurmë, Veliaj: Nuk e bllokoni dot Tiranën

1 week ago 19

Mosbindja civile e opozitës u zhvendos kësaj here në këshillin bashkiak të Tiranës.

Në mbledhjen e sotme, këshilltarët demokratë u përplasën me kryebashkiakun Erion Veliaj, në tentativë për t’i ndaluar fjalën.

Qysh në krye të herës, këshilltarët e djathtë, goditën tavolinat në kundërshti me rendin e ditës, që pritej të miratonte kreditë e buta si dhe ndihmën ekonomike.

Kryebashkiaku socialist iu përgjigj kundërshtarëve politikë se Tiranën nuk e paralizojnë dot.

“Nëse krizën e opozitës e sillni në këshill bashkiak bëjeni, por nuk e zgjidhim dot. E bllokuat dje, një çerek ore zgjati. Doni qeveri teknike, po e keni gabim, qeveria teknike bëhet kur është në krizë mazhoranca, jo opozita. Nuk e bllokoni dot Tiranën, bjerini me dorë, me kokë. Tirana do të ecë përpara. E di që doni të bllokoni shkollat e reja, kreditë e buta. Bjerini sa të doni, do t’i ndërtojmë prapë. Çdo gjë që prishni do të humbni 1% të votave. Profesor jeni më të mirë se kaq. Mos i bini më daulleve, do të humbni prapë në maj”, tha Veliaj.

Pas fjalës së kryebashkiakut, Këshilli miratoi mes zhurmës 18 pikat  e planifikuara në rendin e  dites./vizionplus.tv

Read Entire Article