Ashtu sikur se është kthyer në zakon, edhe seanca e sotme e parlamentit të Shqipërisë përfundoi në më pak se shtatë minuta.
Bilbilat dhe zhurmuesit e deputetëve demokratë penguan edhe këtë të hënë mbarëvajtjën e punimeve në Kuvend në kushte normale.Për rrjedhojë kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbylli senacën në kohë rekord. Sakaq gjatë këtyre pak minutave në Kuvend u zhvilluan përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Lexo edhe :
Related Posts
Në një moment deputeti Flamur Noka i afrohet ministres Elisa Spitropali dhe i vendos në tryezë një nga pankartat që deputetët e opozitës kishin me vete sot. Në pankartën që Noka vendosi në vendin ku ulej Spiropali shkruhej: “Gjykatat janë për drejtësi, jo për gjyqësi politike”.