Thjeshtohet ekstradimi me Italinë, Manja-Norida: Shfrytëzohet legjislacioni europian

2 weeks ago 20

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja me homologun e tij italian, Carlo Nordio ranë dakord për mundësinë e lehtësimit të ekstradimeve të ndërsjellta. Në një konferencë të përbashkët, dy zyrtarët nënvizuan rëndësinë e thjeshtëzimit të kësaj procedure.

Vizion Plus mësoi se procesi do të funksionojë njëlloj si për çdo shtetas tjetër anëtar i Bashkimit Europian, ndërsa si bazë ligjore do të shpërbejnë konventat e përbashkëta europiane.

“Për një instrument të ri për njohjen reciproke të masave kufizuese të lirive personale, i ngjashëm me urdhër-arrestin evropian, i cili mund të zëvendësojë procedurën tradicionale të ekstradimit, në përputhje me kapitullin 24 të procesit të integrimit evropian”, tha Manja.

Ministri italian, Nordio konfirmoi se ka rinisur procesi i transferimit të të dënuarve.

 “Në sektorin e burgjeve, mirëpritëm rifillimin e transferimeve të personave të dënuar, me një kontigjent të dënuarish me kombësi shqiptare në institucionet italiane të vuajtjes së dënimit, të kthyer në Shqipëri, me shpresën e rritjes së numrit të tyre në të ardhmen”, tha Norida

Njëzëri të dy ministrat pranuan bashkëpunimin e vazhdueshëm përmes skuadrave të përbashkëta hetimore. /vizionplus.tv

Read Entire Article