Tirana në panelin e OKB-së, Veliaj nga New York: Projekte të reja për zhvillimin e kryeqytetit

2 weeks ago 23

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj e vlerësoi  pjesëmarrjen e kryeqytetit në panelin e OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Qyteteve në Nju Jork si një privilegj dhe shpërblim të punëve që kanë transformuar Tiranën.

“Nga Nju Jorku, ku ishte i ftuar në Komisionin për Zhvillimin e Qendrueshëm Urban, Veliaj tha se Tirana do të vijojë të investojë te mbjellja e pemëve, korsitë e biçikletave dhe hapësirat pedonale. “Ka qenë një javë e jashtëzakonshme në Nju Jork, ku Tirana është bërë pjesë e panelit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për qytetet. Një panel i cili përfshin kryetarë bashkie nga Rio de Zhaneiro në Paris, dhe për Tiranën tonë është një privilegj i jashtëzakonshëm që jemi në këtë nivel dhe shembullin tonë mund ta ndajmë me të tjerët”, tha Veliaj.

Tre projekte të reja janë dakordësuar me Kryetarin e Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

“Më vjen mirë që për çështje të klimës dhe të mjedisit kemi marrë këto vendime. Ndërkohë, bashkë me Fondin shqiptaro-amerikan do të njoftojmë në muajin tetor dy partneritete të reja, – pas Micro Folie dhe qendrës ‘Tumo’ te Piramida, që i shërbejnë fillimisht fëmijëve të vegjël dhe pastaj adoleshentëve nga 12-18 vjeç, – për të vijuar me fazën tjetër të shërbimeve digjitale, si qyteti numër 1 sot në botë, i cili ofron shërbime digjitale, mësime digjitale për punët e të ardhmes totalisht falas”, tha kryebashkiaku.

Veliaj tha se pas vlerësimit për qënien në 10 kryeqytetet evropiane më të gjelbra nga Agjencia Europiane e Mjedisit, me zbatimin e projekteve të reja synon që Tirana të konsiderohet si qyteti i punëve të së ardhmes.

Read Entire Article