Tufa të mëdha parash, pjata me kokainë në mikrovalë, dalin pamjet nga operacioni me 36 të arrestuar në Itali, mes tyre shqiptarë

7 months ago 24

Janë publikuar pamjet e operacionit antidrogë të finalizuar mëngjesin e sotëm nga policia italiane. Gjithsej janë lëshuar 44 masa paraprake, sakaq 36 persona janë arrestuar në flagrancë.

Banda përbëhej nga shtetas me origjinë tuniziane, shqiptare, italiane dhe pakistaneze.

Lexo edhe :

Related Posts

Siç shihet në video, policia ka sekuestruar shuma të mëdha parash dhe sasi të konsiderueshme kokaine, një pjesë e së cilës ndodhej në mikrovalë.

Nga hetimet u konstatua se janë shitur mbi 5 mijë doza kokaine dhe 1500 doza heroinë. Gjithashtu u konstatua se një grup kriminal ka kryer një sulm të dhunshëm ndaj një të riu tunizian për ta detyruar atë të vepronte në emër të tyre.

Gjatë operacionit u sekuestruan 3 kg kokainë, 1 kg heroinë, 6 kg hashash, 1500 doza lëndë narkotike dhe 30 000.00 euro cash. 36 persona janë arrestuar në flagrancë./vizionplus.tv

Read Entire Article