“Turizmi, sfidë për Shqipërinë”, BB: Të menaxhohet kriza në tregun e punës

5 months ago 24
Reklamë

Rritja ekonomike e mbështetur në turizëm, ndërtim dhe në sektorin e pasurive të paluajtshme, për Bankën Botërore, përbën sfidë për Shqipërinë që këtë ecuri ta përcjellë edhe në degë të tjera, për të mos ngecur në stanjacion ekonomik.

“Presim që sektori i shërbimeve të jetë nxitësi kryesor në rritjen ekonomike edhe për këtë vit. Turizmi, pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimi do të jenë nxitësit kryesorë. Jemi në pritje për të parë sesi performanca e mirë e sektorit të turizmit do japë pasoja zinxhir në sektorë të tjerë si transporti, etj. Kjo do të tregojë aftësinë e ekonomisë për të përcjellë impaktin pozitiv të turizmit në sektorë të tjerë, do të përcaktojë edhe rritjen e mirëqenies së përbashkët që ne presim nga ky rezultat i rritjes ekonomike”,  shprehet Hilda Shijaku nga Banka Botërore.

Një nga sfidat më të mëdha që duhet të adresojë Shqipëria është kriza që po përjeton tregu i punës, veçanërisht në kushtet kur sipas Bankës Botërore, rritja e pagave nuk është shoqëruar me rritje të produktivitetit.

“Në tregun e punës kemi vënë re një ngadalësim të punësimit gjatë 2023, por mbetet një nga vendet me rritjen më të madhe të punësimi në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Është vënë re një tendencë rritëse e pagës si pasojë e rregullimit të çmimeve. Rritja e pagës reale ka qenë pozitive, por rritja e produktivitetit nuk i është përgjigjur rritjes së pagës reale. Në Shqipëri, produktiviteti ka qenë në rënie”,  thptë Shijaku

Gjatë prezantimit të raportit për Shqipërinë, Banka Botërore komentoi edhe iniciativën e qeverisë për të lehtësuar barrën tatimore për pagat e larta, duke sugjeruar një reformë të administratës tatimore, që do të nxiste tatimpaguesit drejt deklarimit të drejtë të pagave. /vizionplus.tv

Read Entire Article