Tym dhe flakë në parlament, “luftë guerrile” dhe protesta! Deputetët e opozitës thirrje qytetarëve: Dilni në protestë

2 weeks ago 26

Seanca e sotme plenare është zhvillur në një situatë të pazakontë. Ndryshe nga herët e tjera deputetët e opozitës nuk janë ndalur vetëm me bllokimin e foltores së Kuvendit, por kanë vijuar me hedhje bidonash dhe sendesh të tjera të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali.

Demokrati Flamur Noka ka hedhur sende të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ndërsa kjo e fundit po njoftonte heqjen e mandatit të Ervin Salianjit, i dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Ndërkohë pas përplasje me gardën, deputetët e opozitës morën karriget dhe i nxorrën jashtë salle duke i vënë flakën.

U desh ndërhyrja e gardës për të fikur zjarrin.

Pas rinisjes së seancës plenare Flamur Noka i shkuli mikrofonin socialistit Petro Koçci ndërsa ky i fundit ishte duke mbajtur fjalën.

Kjo bëri që Spiropali të përjashtonte nga Kuvendi Nokën si dhe të mbyllte seancën plenare.

Pas daljes për herë të dytë nga salla të gjithë deputetët e opozitës mbajtën fjalën e tyre para mediave ku ju bënë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen opozitës në protestën edatës 7 tetor. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article