Komisioni i Etikës ka përjashtuar për 60 ditë nga seancat plenare deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledion Nallbatin pas tensioneve në Kuvend në seancën e ditës së hënë.
Gazetari i Vizion Plus, Ermal Qori, mëson se Edi Paloka është përjashtuar me 10 ditë, ndërsa deputetët e tjerë janë përjashtuar me 40 ditë.
Kujtojmë që në seancën plenare të ditës së enjte deputetët e opozitës hodhen shishe dhe sende të forta në drejtim të kryetares së Kuvendit Elisa Spirolpali si dhe thyen foltoren.
Më pas morën disa nga karriget e Kuvendit duke i nxjerrë jashtë salle dhe i vunë zjarrin pasi hodhën një shishe me benzinë. /Vizionplus.tv/