U goditën me thikë dhe karrige/ Plagosja e shqiptarëve në Itali, njëri prej tyre ende në spital! Shkon në 6 numri i të arrestuarve

9 months ago 35

Numri i personave të arrestuar për plagosjen e dy shqiptarëve në prag të Krishtlindjeve të vitit të kaluar, në Santa Maria Capua Vetere në Itali ka shkuar në gjashtë.

Sipas mediave italiane, policia arrestoi edhe 5 persona të tjerë, veç 19-vjeçarit i cili u arrestua pak ditë pas sherrit. Ata dyshohet se janë përfshirë në sulmin e dhunshëm ndaj dy shqiptarëve, njëri prej të cilëve ishte 16 vjeç,.

Dy shqiptarët u goditën me thika dhe me karrige në pjesë të ndryshme të turpit.

Mësohet se njëri prej të rinjve shqiptarë, 16 vjeçari, ndodhet ende në spital në gjendje të rëndë, pasi goditjet me thikë i kanë prekur rëndë mushkërinë.

Ndërsa vëllai i tij më i madh i cili mori një goditje të lehtë ka dalë nga spitali.

Pesë të arrestuarit janë nga 19 deri në 24 vjeç, të gjithë me precedentë të mëparshëm penal. Ndër hipotezat e hetuesve për ngjarjen është larja e hesapeve për shpërndarjen e drogës.

Top Channel

Read Entire Article