Valeri kryen punët i vetëm në fermë, Flori dhe Baby G kritika ndaj kryefermerit: Ti specialist i midhjes dhe i peshkut si i lë kafshët në këtë gjendje

6 months ago 38

Valeri u zgjodh kryefermer nga Agai sperktaklin e mbremshëm. Ai ka shijuar benefitet e tij në shtëpinë e “Njëshit”.

Mëngjesin e sotëm, Valeri me vullnet të lirë, i la gjithë fermerët në pushim dhe vendosi të merrej ai me të gjitha punet në fermë.

Kryefermeri shkoi të kujdesej për kafshët, pastroi stallat dhe çdo punë tjetër në fermë edhe pse koha nuk ishte shumë e favorshme. Flori dhe Baby G shkuan t’a ndihmonin fermerin, por ai u shpreh se i kishte mbyllur punët në fermë. Të dy fermerët nuk i kanë kursyer kritikat ndaj Valerit.

 Pjesë nga biseda:

Baby G: A do ndonjë ndihmë se është shi?

Valeri: Nuk e di a lejohet. Për mua si të doni, por nuk e di për ju

Baby G: Ti tregon a do ndihmë ajo

Valeri: Unë s’di a bëj mirë a keq

Baby G: Pse?

Valeri: Po se kam kërkuar vetë të merrem unë. I rregullova, është në rregull

Baby G: Ti ke kërkuar vetë t’i bësh punët

Valeri: Po pra, kam frikë se nuk mundeni

Baby G: A e ke detyrë ti apo po bën për qejf?

Valeri: Ja kam caktuar vetes pra që do i bëj unë. I kam kryer për ditën e sotme, për ditën e nesërmë marrim udhëzime të tjera

Baby G: Nuk mundesh të marrësh përgjegjësi, kur si bën dot

Flori: Specialist i midhjes, shihe si është. Ishallah e di ça bën. Çdo gjë është kaos. Valer i ke bërë punët në mëngjes?

Valeri: Po

Flori: Janë në gjendje skandaloze. Më pis kurrë si kam parë. Ti specialist i midhjes dhe i peshkut që lë gjithë fermën pushim dhe lë kafshët në këtë gjendje

Valeri: Faleminderit shumë, je i nderuar, nuk kam nevojë për ndihmë./vizionplus.tv

Read Entire Article