Veliaj shtron drekë për Bajram, apel për më shumë solidaritet me ata që janë në nevojë

7 months ago 19

Bashkia e Tiranës shtroi sot drekën festive të Bajramit në të gjitha qendrat sociale, për dhjetëra familje në nevojë, të moshuar dhe persona me aftësi ndryshe. Për kryebashkiakun Erion Veliaj, kjo festë është moment reflektimi, për të kuptuar se nuk ka punë pa gabime.

“Askush nuk ia del dot vetëm pa shokë, pa miq, pa bashkëpunëtorë, pa institucione të tjera, që na japin kontribut edhe mbështetje. Në këtë muaj të shenjtë kemi pasur momente edhe për të reflektuar. Por kush punon edhe gabon. Në qoftë se njëri bën 1 mijë punë, 2 mijë punë, gjasat janë që një nga këto punë të ketë pikëpyetje dhe probleme. Një mënyrë për të mos gabuar kurrë është të mos bësh asnjë punë, mos bëj asgjë, vetëm shaj të tjerët, shpif tërë ditën, dhe pengo të tjerët të punojnë”, tha Veliaj.

Erion Veliaj premtoi se do të vijojë punën për Tiranën, për të investuar njësoj si në qendër, edhe në periferi.

“Është shumë e rëndësishme që qyteti të ecë përpara, biznesi të zhvillohet, turizmi, të ecë ekonomia, por ndonjëherë harrojmë që ka disa njerëz që ngelen mbrapa nga zhvillimi. Ngelen prapa se mund të kenë pasur një fatkeqësi, mund të kenë pasur një hall, mund të kenë pasur fëmijët në emigracion, mund të kenë pasur një sëmundje”, tha Veliaj.

Veliaj ftoi qytetarët e Tiranës që të bëhen bashkë sepse vetem kështu behen punet e mira./vizionplus.tv

Read Entire Article