VIDEO/ Efektivi shpëton jetën e kolegëve nga bombat molotov të opozitës para bashkisë së Tiranës, Veliaj: Skenat e 97-ës nuk kanë vend në Tiranë

6 months ago 19

Protesta e opozitës gjatë ditës së sotme para Bashkisë së Tiranës, mund të kishte rezultuar fatale për punonjësit e policisë që ndodheshin para institucionit për mbarëvajtjen e protestës.

Gjatë grumbullimit të simpatizantëve të opozitës por dhe qytetarëve, njëri prej protestuesve ka hedhur para policisë një bombë molotov, që është shtyrë me këmbë pak metra më tutje nga një efektiv i pranishëm, dhe më pas ndodh një shpërthim i fuqishëm.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati asnjë të lënduar, pasi distanca ishte e konsiderueshme pas goditjes me këmbë që i bërë efektivi Asllan Shyti.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erjon veliaj, i cili falenderon efektivin, i cili me gjestin e tij shpëtoi nga djegia veten edhe kolegët e pranishëm.

Me anë të një statusi Veliaj thekson se skenat e 97-ës së Sali Berishës nuk kanë më vend në kryeqytet.

Postimi i Veliajt:

Asllan Shyti shmangu djegien e kolegeve e te vetes! As e njoh, as me njeh. Shkoi ne pune me koleget e policise jashte, si koleget e bashkise brenda!

Nuk ka problem te protestosh dhe kur je pinjoll i Saliut e Fahriut qe e dogjen kete vend! E drejta jote! ✌️

Por ka shume problem kur kerkon te vazhdosh te djegesh per te kompesuar votat e protestuesit qe s’te mbeshtesin.🔥

Ne Bashki punojne njerez qe nga koha e Kelmemdit e Brojkes. Policet gjithashtu kane qene e do jene te shtetit. Skenat e ’97 nuk kane vend ne Tiranen e 2024-es! 💥

Asllanin e shoket i ruajti Zoti me ate reagim! Mirenjohje te gjitheve! 🙏🏻

Read Entire Article