VIDEO/ I buzëqeshur në një makinë luksoze, momenti kur Salianji mbërrin në burgun e Fierit

2 weeks ago 24

Vizion Plus ka siguruar një tjetër video nga momenti i mbërritjes së deputetit Ervin Salianji në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin 1-vjeçar të dhënë nga Gjykata e Apelit për kallëzim të rremë.

Siç shihet edhe në video Salianji buzëqesh sapo sheh kamerat, ndërsa është mbi një “Range Rover” ku ndodhen dhe efektivët e policisë që e shoqërojnë në burg.

Ndërkohë para dhe pas mjetit ku ndodhet Salainji janë dy makina policie me feneliat të ndezura gjatë gjithë kohës.

Kujtojmë që Ervin Salianji u vetëdorëzua pasditen e së premtes në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej aty më pas u nis drejt burgut të Fierit, aty ku më parë kanë vuajtur dënimin edhe ish-minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri si dhe kandidati i PD për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article