VIDEO/ Nis zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Rama ndan pamjet

3 days ago 19

Ka nisur puna për rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, nga kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë pamjet në Facebook dhe shkruan se puna ka nisur me spostimin e fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit.

“Mirëmëngjesi , dhe me fillimin e punës për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë – Durrës, e cila ka nisur me spostimin e fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama. 

Zgjerimi konsiston në hapjen e një korsie të plotë 3,75 m dhe korsia e emergjencës 3 m, pra në total do jenë tre korsi hyrëse dhe dalëse plus emergjencat.

Read Entire Article