Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët në bordin e një avioni Boeing 777 i Air Canada, motor ii të cilit u përfshi nga zjarri pak pasi u nis nga Toronto.
Mediet kanadeze njoftuan se avioni ishte nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar Pearson i Torontos (YYZ) për në Paris Charles de Gaulle (CDG) dhe në bord ndodheshin rreth 400 pasagjerë.
Aeroplani u ul në mënyrë të sigurtë në Aeroportin Ndërkombëtar të Toronto Pearson rreth 30 minuta pas nisjes, sipas raporteve të mediave lokale.
Video captures moment Air Canada 777 had a compressor stall on departure from Toronto Pearson International Airport on Wednesday. AC872 returned safely 30 minutes later. pic.twitter.com/I8LrySWHBJ
— Breaking Aviation News & Videos (@aviationbrk) June 7, 2024
Air Canada nuk ka dhënë ende një deklaratë zyrtare në lidhje shkakun e zjarrit./vizionplus.tv