VIDEO/ Protestuesit tentojnë të çajnë gardhin e policisë te Bashkia, përplasje fizike mes palëve

3 months ago 35

Protestuesit janë stacionuar para Bashkisë së Tiranës, ku po tentojnë të hyjnë brenda godinës.

Siç shihet edhe nga pamjet protestuesit po tentojnë të çajnë gardhin e policisë, duke patur edhe përplasje fizike me efektivët.

Sapo mbërritën para Bashkisë së Tiranës protestuesit hodhën bomba molotov në godinë, ku një nga shishet ra brenda institucionit, duke djegur një nga flamurët në dritare.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article