VIDEO/ Zjarri në parlament, si arriti Noka të fuste shishen me benzinë pa e vënë re garda

2 weeks ago 23

Deputetët e opozitës i kanë vënë zjarrin karrigëve të Kuvendit jashtë sallës së parlamentit gjatë seancës së sotme plenare.

U desh ndërhyrja e gardës e cila bëri të mundur fikjen e menjëhershme të zjarrit. Ishte deputetja Elda Hoti ajo e cila kishte mbajtur në çantë shishen me benzinë e cila u përdor për t’i vënë zjarrin karrigeve.

Siç shihet edhe në video pasi dalin nga salla e parlamentit është Flamur Noka, i cili merr nga çanta e deputetes Hoti shishen me benzinë të cilën e derdh mbi karrige dhe më pas i vë flakën.

Pas këtij akti deputetët e opozitës u rifutën në sallë ku pati sërish përplasje dhe tensione, çka detyroi kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali të mbyllte seancën plenare e cila zgjati në total 20 minuta. /Vizionplus.tv/

Read Entire Article