VIDEOLAJM/ Si një flakë qiriri i mori jetën 40-vjeçarit! U shkrumbua brenda banesës

9 months ago 24

Top Channel ka mundur të sigurojë pamjet filmike të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Oseckë të Kolonjës, ku një 40-vjeçar ka ndërruar jetë pasi u dogj në kasollen e tij gjatë natës.

Sikurse shihet edhe në video, objekti është shkrumbuar plotësisht duke i mbetur vetëm muret, ndërsa zjarrfikësja ka shuar flakët e mbetura pas djegies së gjithçkaje që ndodhej në kasolle.

Më herët, Policia raportoi se shkak i flakëve ishte një qiri i lënë ndezur për ndriçim. Ka qenë vëllai i viktimës që ka lajmëruar Policinë duke deklaruar se ishin duke konsumuar alkool mbrëmjen e djeshme dhe më pas 40-vjeçari u largua për të kasollja.

Top Channel

Read Entire Article