Vinte baste sportive përmes celularit në një kancelari, arrestohet një 19-vjeçar në Kavajë

9 months ago 24

Një 19-vjeçar është arrestuar për vënie të basteve sportive përmes telefonit.

Klajdi Avdyli u kap dhe u arrestua në një kancelari në lagjen nr.8 në Kavajë dhe mbi të rëndojnë veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, si dhe iu sekuestrua celulari, me faqe aktive për baste online.

Gjithashtu u konstatua se pronari i kancelarisë, shtetasi H. Xh., 33 vjeç, banues në Kavajë, nuk ishte i pajisur me licencë për këtë veprimtari ekonomike. Për 33-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article