Vrasja e 18-vjeçarit në Podujevë, arrestohen dy të mitur

8 months ago 34

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ka ndaluar dy të mitur, të cilët akuzohen për vrasjen e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu.

Ngjarja ka ndodhur më 15 janar 2024 në Podujevë, pas një përleshje fizike, dy të dyshuarit e mitur e kanë goditur me një shkop 18-vjeçarin, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e tyre është dërguar në spital për trajtim mjekësor, por nuk u mbijetoi dot plagëve të marra.

Po më 15 janar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “vrasje në tentativë” dhe rasti po hetohet në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe ata aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit./vizionplus.tv

Read Entire Article