“Xhamia do tu shërbejë 10 mijë myslimanëve”, Erdogan: Falenderoj Ramën dhe të gjithë shqiptarët që dhanë kontributin e tyre

1 week ago 12

Gjatë fjalës së tij në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë, Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se ky objekt kulti është 10 mijë metra katror dhe do të jetë funksional për 10 mijë myslimanë.

Sipas tij kjo xhami do të forcojë edhe ëm shumë lidhjet miqësore dhe vëllazërore mes myslminanëve në Ballkan.

Kjo xhami e cila është ndërtuar mbi 10 mijë metra katror do t’i shërbejë 10 mijë besimtarëve mysilmanë që e falin namazin. Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar jo vetëm si një objekt kulti dhe adhurimi, por është menduar edhe më gjerë, multifunksional për të cilën do t’i shërbejë besimtarëve si kompleks. Brenda saj ka salla konferencash, bibioteka, dhoma studimi dhe ashensor për ata me aftësi të kufizuara. Ne synojmë të pasqyrojmë trashëgiminë e pasur kulturore të shqiëprisë nën moton e muzetu të bashkëjtetesës së kulturave ballkanike që ndodhet brwnda xhamisë së Namazgjasë. Njëkohësisht dua të shprehem këtu se xhamia e Namazgjasë do të ejtë simboli i miqësisë, vëllazërisë dhe solidaritetit mes nesh”, u shpreh Erdogan.

Më tej Presidenti i Turqisë, falenderoi kryeministrin Rama dhe të gjtihë shqiptarët që kontribuan në ndërtimin e kësaj xhamie.

Dua të përgëzoj të gjithë ata qtë cilët kanë kontribuuar për këtë vepër shumë amdhështore që do të mahnisë të gjithë ata që do e shikojnë sidomos me qetësinë shpirtërore dhe integritetin që tashmë është shndërruar në një vepër të paprecedentë. Dua të theksoj një fakt këtu se prioriteti ynë është të thellojmë akoma më tej marrdhëniet tona, raportet tona vëllazërore, miqësore, kulturore me Shqipërinë për të cilën e kemi si detyrim nga raportet e mira të vëllazërisë mbi themelet e sinqeritetit. Janë dy kombe të cilat, janë dy popuj të cilët vazhdimishte  kanëmbështeturt njëri-tjetrit në çdo rast në çdo fatkeqësi”, deklaroi Erdogan.

Read Entire Article