Xhesika surprizohet nga ish i dashuri, një dhuratë dhe një letër për fermeren, ja çfarë shkruhej në të

6 months ago 19

Mbremjen e sotme, Xhesikës i ka ardhur një letër dhe një varëse me diell brenda “Ferma VIP”.

Fermerja u shpreh se kjo surprizë i ka ardhur nga ish i dashuri i saj. Xhesika tregoi se e donte shumë një konfirmim se sa krenar është ndjerë ai për gjithçka që fermerja ka bërë brenda fermës.

“Mbaji gjithmonë me vete si një kujtim se sa shumë ti ndriçon! Një dhuratë ditëlindje me pak vonesë. Sa herë të  ndihesh vetëm kujto këtë përqafimin nga  shoku jot”, lexoi një pjesë të letrës Xhesika.

Xhesika më parë ka rrëfyer se ka raporte shumë të mira me ish-vjehrrën dhe ish-kunatat. Madje, për ditëlindjen e saj, fermerja është surprizuar nga familja e ish të dashurit të saj me një buqetë me lule.

Read Entire Article