Zgjerohet harta e turistëve, këtë sezon kemi një rishpërndarje edhe në zonat malore

1 month ago 23
Reklamë

4.6 milionë turistë kanë hyrë deri tani në Shqipëri, sipas shifrave që bëri të ditura zv/ministrja e Turizmit, Vlima Bello në një intervistë për emisionin “E-zone”.

Ajo tha gjithashtu se është zgjeruar harta nga vijnë vizitorët, teksa tashmë Shqipëria vizitohet nga njerëz nga të gjitha kontinentet.

“Jemi në kulmin e sezonit veror. Kemi filluar vit pas viti që mos të flasim më për termin sezon, pasi duke qenë që realisht sezoni ka një shtrirje më të gjerë në kohë. Që nga shkurti-marsi deri në mes të nëntorit ka një shtrirje në sezon.
Ka patur deri tani 4.6 milionë turistë që kanë hyrë në Shqipëri që është 34%më shumë se sa viti i shkuar dhe referuar edhe atyre diskutimeve që nga vijnë turistët dhe vizitorët ka dhe një informacion tjetër pozitiv pasi harta nga vijnë vizitorët është zgjeruar ndjeshëm. Është një hartë e të gjitha kontinenteve”, tha Bello.

Një lajm tjetër pozitiv është se edhe harta që turistët frekuentojnë në Shqipëri është zgjeruar dhe turistët tashmë nuk preferojnë vetëm bregdetin.

“Jo vetëm harta e vizitorëve, por edhe harta që frekuentojnë në Shqipëri. Nëse më parë flisnim për atë që ishte më së shumti turizmi bregdetar dhe të gjitha bisedat tona rreth turizmit i fokusonim në një periudhë të caktuar që ishte periudha e verës, tani ka një trend në rritje të vizitorëve në veri të Shqipërisë dhe zona të tjera që nuk është vetëm bregdet”, tha zv/ministrja. /vizionplus.tv

Read Entire Article